zoom

Lajme

“Më tha papritmas do iki”- Sali Berisha akuza Agron Shehajt, tregon prapaskenat: Mori database e PD-së dhe e përdor për t’u çuar SMS demokratëve

“Më tha papritmas do iki”- Sali Berisha akuza Agron Shehajt, tregon prapaskenat: Mori database e PD-së dhe e përdor për t’u çuar SMS demokratëve

Sali Berisha ka treguar prapaskenat e largimit nga Partia Demokratike të deputetit Agron Shehaj, i cili hapi partinë e tij.

Berisha u shpreh se Shehaj ishte i respektuar në PD, duke theksuar se u largua papritmas.

“Agron Shehaj papritmas, do iki më tha mua”, deklaroi kryedemokrati, teksa shtoi se i tha: “Vend më të përshtatshëm për ardhmërinë tënde politike nuk do gjesh”.

Berisha hodhi akuza duke deklaruar se Shehaj ka marrë database e PD dhe e përdor për t’u çuar SMS demokratëve.

Sali Berisha: Agron Shehaj sigurisht që është opozitë e opozitës. Pse? Agron Shehaj kishte një vend dhe ishte fare i respektuar në Partinë Demokratike. Agron Shehaj papritmas, do iki më tha mua. Mirë i thashë unë, se unë respektoj çdo mendim, por i thashë Agron vend më të përshtatshëm për ardhmërinë tënde politike nuk do gjesh.

Shkoi, krijoi partinë. Tani Agron Shehaj, ta them këtu, shkel kodin më elementar moral. Ta them cili është. Agron Shehaj ka marrë database-n në pabesi të plotë për të mos thënë dhe më shumë të Partisë Demokratike, të cilin unë kam qenë shkak që ia kam dhënë se, nuk mund t’i mbaja rezervë dhe tani shfrytëzon këtë database jashtë çdo kodi moral. Mund të tregoj përgjigje që i tregojnë demokratët atij që s’mund ta bëjë kurrë.

Ka një kod moral. Këto që paraqiten të reja dhe që ikën nga PD-ja, sigurisht që shqiptarët presin risi. Çfarë sjell ky? Ky përdor database e PD-së, për të çuar mesazhe, jashtëzakonisht e dobët. Ti partinë tënde do ta krijosh me punën tënde si duhet,”- tha Berisha në Opinion./ Zoom.al

Postime të lidhura