zoom

Politikë

Çfarë bisedoi me Shehajn pas largimit nga PD? Berisha: Ka gjykimin e tij, nuk frikësohem për…

Çfarë bisedoi me Shehajn pas largimit nga PD? Berisha: Ka gjykimin e tij, nuk frikësohem për…

Zhvillimet e fundit edhe brenda opozitës kanë qenë tematikë e lakuar në PD dhe më gjerë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sot nga Kuvendi, edhe bisedën me Agron Shehajn pas vendimit të këtij të fundit, për t’u larguar nga Partia Demokratike. Berisha u shpreh se respekton vendimin e tij, si edhe të çdo deputeti tjetër, duke shtuar  se “në mënyrë miqësore” i thashë Shehajt se ka kontribute të pamohueshme.

Ish-kryeministri deklaroi gjithashtu se nuk i frikësohet marrjes së elektoratit nga Agron Shehaj: “Ka gjykimin e tij dhe respektoj vendimin e çdo njeriu, të çdo deputeti. Kam folur dhe i kam thënë në mënyrë miqësore se ke kontribute të pamohueshme dhe kontributetet e t’ua më shumë se këtu nuk marrin peshë ndonjë zgjidhje”.

Pyetjes nëse i frikësohej rrjedhjes së elektoratit ai u shpreh: “Nuk mund frikësohem unë. Njeriu që nuk frikëson të tjerët, nuk frikësohet vetë!”. /ZOOM.AL/