zoom

Aktualitet

Vlorë/ 36-vjeçari i dehur i vë flakën kamionit dhe qëllon në ajër me armë

Vlorë/ 36-vjeçari i dehur i vë flakën kamionit dhe qëllon në ajër me armë

Një 36-vjeçar akuzohet se ka djegur një makinë në Vlorë dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e fshatit Panaja, ku i dyshuari, Egli Aliraj, në gjendje të dehur, fillimisht ka spërkatur me lëndë djegëse një mjet të tonazhit të rëndë që po përdorej nga një kompani ndërtimi për punimet në rrugë dhe më pas i ka vënë flakën.

Pas këtij veprimi, 36-vjeçari dyshohet se është përfshirë edhe në një konflikt verbal dhe fizik me persona të tjerë në zonë. Më tej, ai ka marrë një çifte dhe ka qëlluar disa herë në ajër, duke krijuar panik.

Banorët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e autorit./ Zoom.al

Postime të lidhura