Aplikacion
Vllaznia vendosi të mbyll bashkëpunimin me trajnerin Migen Memelli pas humbjes me Kukësin.
Menjëherë klubi kuqeblu ka gjetur zëvendësuesin dhe ai është Qatip Osmani.
Njëri ndër trajnerët më të suksesshëm shqiptar në futbollin e Maqedonisë së Veriut, është emëruar trajneri i ri i Vllaznisë.
Burime nga klubi Vllaznina bëjnë me dije për Zoom.al, se Qatip Osmani është nisur drejt Shqipërisë, teksa në kufi do të pritet nga drejtori sportiv i klubit Elvis Plori.
Pasi të nënshkruajë kontratën, Osmani do të drejtojë seancën stërvitore të së hënës me klubin shkodran.

Qatip Osmani deri tani në tre raste ka drejtuar ekipin e Shkëndijës, skuadër me të cilën ka fituar tre tituj kampion, një Kupë dhe një Super Kupë, ndërsa në garat ndërkombëtare ka luajtur në play-off, për kualifikim në fazën e grupeve në Europa League.
Qatip Osmani pesë vite ishte trajner i parë i KF Renova, gjashtë muaj ishte trajner i FC Shkupi dhe KF Drita të Bogovinës. /zoom.al/