zoom

Slider

Vllaznia rigjen “paqen” në Korçë, Skënderbeu bie në shtëpi

Vllaznia rigjen “paqen” në Korçë, Skënderbeu bie në shtëpi

Vllaznia rikthehet te fitorja pas thuajse një muaji, teksa triumfon me rezultatin 0-2 në transfertën korçare ndaj Skënderbeut, një sfidë ku duhet theksuar se vuajtën jo pak.

Korçarët e nisën mirë takimin, por mbetën me 10 futbollistë që në minutën e 34-t, kur Prenci u ndëshkua me karton të kuq, për një faull ndaj Grudës, si lojtari i fundit në mbrojtjen e Skënderbeut.

Skuadra e Gvozdenovic rezistoi deri në minutën e 82-të, kur Randi Dwumfour devijoi në mënyrë të pafat topin në rrjetën e portës së tij, duke u dhënë avantazhin kuqebluve.

Në minutën e pestë shtesë ishte Delaj që shënoi golin e parë me fanellën kuqeblu dhe të dytin për Vllazninë, që largohet nga Korça me një 3-pikësh mjaft të rëndësishëm për të rikthyer qetësinë në një ambient të trazuar jo pak në javët e fundit në Shkodër. /zoom.al/