Aplikacion
Qatip Osmani është zyrtarisht trajneri i ri i Vllaznisë. Ashtu siç njoftoi Zoom.al të dielën, Osmani i është bashkuar ekipit sot dhe ka nisur stërvitjen.
“Klubi i Futbollit Vllaznia dëshiron të informojë opinionin publik se trajneri i ri i ekipit të parë të Vllaznisë do të jetë z. Qatip Osmani. Ai vjen te skuadra jonë pas një karriere të suksesshme tek Shkëndija e Tetovës me të cilën ka fituar 5 trofe. Bashkë me të, në stafin e Vllaznisê do të jetë edhe z. Bashkim Ljivoreka që do të ketë detyrën e zëvendëstrajnerit. Mirë se erdhët në familjen kuqeblu profesor Qatipi dhe Bashkimi!”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë.
Osmani merr vendin e Migen Memellit, i cili nuk përmbushi pritshmëritë e drejtuesve, pasi grumbulloi vetëm 12 pikë në 10 javë./zoom.al/