zoom

Sport

Vllaznia përjashton dhe gjobit yllin e ekipit pasi refuzoi të hynte si zëvendësues në fushë 

Liridon Latifi ka marrë një ndëshkim shembullor te Vllaznia. Sulmuesi i krahut u thirr nga stoli për të hyrë në fushë në ndeshjen ndaj Teutës, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Megjithatë sulmuesi i krahut, refuzoi thirrjen e trajnerit Josa, pasi kërkonte të ishte titullar dhe ky veprim i tij nuk ka kaluar pa u ndëshkuar nga klubi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Në këtë situatë, drejtuesit e Vllaznisë kanë vendosur që Liridon Latifi të përjashtohet nga ekipi dhe nuk do të jetë për ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit. Gjithashtu ndaj tij do të merret edhe një masë financiare.

“Po, ka një problem të tillë, dhe klubi ka marrë masa në këtë drejtim, qoftë masa financiare, dhe qoftë masa, të cilat kanë të bëjnë me aktivizimin e tij në vazhdimësi”, u shpreh Josa. /zoom.al/