zoom

Lajme

Futbolli shqiptar në zi, shuhet papritur ish-arbitri i njohur

Futbolli shqiptar në një tjetër ditë zie.

Ish-arbitri, Tomor Hoxha, ka ndërruar jetë papritur dhe lajmi konfirmohet nga shoqata dhe FSHF.

Ai ka punuar për vite me radhë si vëzhgues i FSHF-së si dhe Drejtues i Kolegjiumit te Arbitrave Vlorë. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar te Futbollit”.

Postimi i Shoqatës:

“Dite e trishte per arbitrimin Shqiptar!

Eshte ndare sot nga jeta z.Tomor Hoxha! Tomor Hoxha ka qene ish-arbiter, gjithashtu ka punuar per vite me radhe si vezhgues i FSHF-se si dhe Drejtues i Kolegjiumit te Arbitrave Vlore!

Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar te Futbollit” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Hoxha, te afermve dhe miqve te tij.

Prehu ne paqe Tomor Hoxha!”, thuhet në postim”. /ZOOM.AL/