zoom

Politikë

Videoskandali/ Nënkryetarja e komunës së Leposaviçit shfaqet duke konsumuar kokainë brenda zyrave

Një videoskandal ka tronditur Kosovën e veriut, ku nënkryetarja serbe në Komunën e Leposaviçit, Dragana Miletiç filmohet duke konsumuar lëndë narkotike, kokainë.

Pamjet janë publikuar nga “Nacionale”, ndërsa Miletiç, shihet të konsumojë lëndë narkotike në ambientet e banjës së komunës dhe po ashtu edhe në zyrë.

Pjesë e këtij skandali është edhe një pjesë e stafit të kësaj komune, që konsumon kokainë me nënkryetaren.

E kontaktuar nga kjo media në lidhje me këto pamje, Miletiç është shprehur se janë të rreme dhe ka akuzuar Listën Serbe.

“Të rreme. Të gjitha këto janë të shpikura prej qytetarësh të Listës Serbe për të kërcënuar emrin dhe pozitën time në Komunë (të Leposaviqit), si dhe punëtorët në Komunë të Leposaviqit”, ka thënë nënkryetarja e Leposavçit për Nacionalen.

“Nuk është e vërtetë. Që nga fillimi i përfshirjes sime në këtë vend (në Komunë) ata kanë thurrur tregime të ndryshme vetëm për të më rrënuar mua, dhe veturës sime ia vunë flakën. Është e pabesueshme se sa presion kanë bërë mbi mua dhe emrin tim. Por, do të luftoj gjer në fund. S’më frikësojnë”, tha ajo.