Aplikacion
Myrto Uzuni ka shënuar një gol me shumë peshë në La Liga për skuadrën e Granada-s në transfertë.
Sulmuesi i Shqipërisë hyri nga stoli në minutën e 70 kundër Almerias për shkak dëmtimi dhe pak minuta i mjaftuan për të tundur rrjetën.
Almeria po kryesonte në pjesën e parë me shifrat 3-0 falë Suarez që shënoi një trigolësh, por ndeshja nuk shkoi sipas planeve të tyre.
Kur rezultati ishte 3-2 për vendasit, Uzuni arriti që të barazonte rezultatin në 3-3 duke shënuar në minutën e 86.
Pas një zbritje të shpejt në sulm, sulmuesi i kombëtare fiton garën e shpejtësisë me kundërshtarin dhe tundi rrjetën duke realizuar një gol mjaft të bukur.
Uzuni e preku vetëm gjashtë herë topin dhe bëri vetëm dy gjuajtje në portë, por “Sofascore” e ka vlerësuan me notën 7.2, për golin e realizuar.
Ky ishte goli i tretë në La Liga për ndërkombëtarin shqiptar, që po kalon një formë të mirë në Spanjë. /zoom.al/
Meteorologia paralajmëron: Shqipërinë e pret një valë e fortë të nxehti, temperaturat deri në 40°C