Aplikacion
Myrto Uzuni ka shënuar golin e tij të katërt në La Liga me fanellën e Granada-s.
Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në minutën e 34-t, duke i dërguar shifrat në 2-3 kundër Villarealit.
Uzuni ka marrë një pasim në zonë, ku ka “vallëzuar” me topin dhe ka krijuar hapësirën e nevojshme për të goditur.
Gjuajtja e beratasit ishte e përsosur, duke shtuar një gol spektakolar në statistikat e tij.
GoaL! | Granada 2-3 Villarreal | ⚽️ Myrto Uzunipic.twitter.com/Fgnu6g405J
— FootColic ⚽️ (@FootColic) October 30, 2023
Me rezultatin 2-3 për Villareal u mbyll pjesa e parë e ndeshjes, ndërsa fraksioni tjetër i lojës nuk prodhoi më gol.
Rrjeta e Uzunit nuk vlejti për ekipin, që të dilte me pikë nga kjo sfidë delikate. /zoom.al/