zoom

Bota

Video/ Trump harron mikrofonin ndezur ndërsa bën “thashetheme” për Putin me Macron

Video/ Trump harron mikrofonin ndezur ndërsa bën “thashetheme” për Putin me Macron

Përpara takimit shumëpalësh, Presidenti Donald Trump u kap nag një mikrofon i lënë hapur duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të arrijë një zgjidhje për luftën, dhe këtë do e bëjë pikërisht për Trumpin.

“Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje,” i pëshpëriti Trump presidentit francez Emmanuel Macron në Dhomën Lindore. “Mendoj se ai [Putin] dëshiron të bëjë një marrëveshje për mua, e kupton këtë? Sa e çmendur tingëllon.”

Trump dëgjohet gjithashtu duke folur për organizimin e një takimi trepalësh midis Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin Trump ka thënë publikisht se beson se do të ndodhë./Zoom.al

Postime të lidhura