Aplikacion
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sot në lidhje me ndryshimet e fundit në qeveri, duke theksuar se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk mund të lidhet me emra apo interesa personale.
“Një javë më parë paralajmëruam në Parlament largimin e Vengut dhe Spiropalit! Nuk bëjmë fall apo shohim filxhan, por ata që rrethojnë Ramën flasin vetë për ndryshime,” tha Bardhi, duke shtuar se faktet tregojnë qartë se kryeministri aktual nuk po vepron si i pavarur.
Sipas tij, emërimi i rrethit të ngushtë të Belinda Ballukut në postet e rëndësishme qeveritare tregon se Edi Rama është i penguar dhe po zbaton urdhërat e Ballukut, duke mos ushtruar detyrën e kryeministrit me liri.
Postimi i Bardhit:
Një javë më parë paralajmëruam në Parlament ndryshimet në qeveri! Jo se hedhim fall apo shohim filxhan, por ata që rrethojnë Ramën flasin. Aty ku duhet….Herë pas here…
Por edhe pa këta, faktet tregojnë se Edi Rama po ushtron detyrën e zëdhënësit, të avokatit, por jo të kryeministrit! Emërimi i rrethit të ngushtë të Belinda Ballukut në postet e mbajtura prej saj provon se Edi Rama nuk është më një kryeministër i lirë! Ai thjesht zbaton urdhrat e të pandehurës Belinda Balluku, sepse është e qartë se Edi Rama është në krye të sistemit të korruptuar që është ngritur në Shqipëri.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit