Aplikacion
Epilogu i ndeshjes Shqipëri-Çeki bëri që në stadiumin “Air Albania” të shpërthej festa, por edhe jashtë tij dhe në çdo vend ku ka shqiptar.
Gjatë mometeve të gëzimit me tifozët, një fëmijë i vogël hyri në stadium dhe deshi të përqafonte Mirlind Dakun, por ai nuk i kushtoi shumë rëndësi.
Dhe më pas forcat e sigurisë e larguan nga Daku, megjithatë këtë moment e pa Kristjan Asllani, dhe shkoi të marr djalin e vogël.
Fillimisht e përqafon e mban disa sekonda pas vetes duke i plotësuar dëshirën dhe më pas e lë të largohet.
Ky veprim i Asllanit, është bërë viral në rrjetet sociale, ku komentet pozitive kanë qenë të shumta për mesfushorin e Interit. /zoom.al/