Aplikacion
Fëmijë dhe nipër të personazheve VIP e ish-politikanëve të njohur në vend janë përfshirë ditën e djeshme në një përleshje në Dhërmi.
Mes tyre janë përdorur grushte e shkelma, ku një prej të përfshirëve në konflikt ka rënë edhe nga makina.
Në këtë përleshje mësohet se janë të përfshirë nipi i ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, si dhe një i nipi i ish-ministrit Lefter Koka.
Sipas JOQ, shkak i sherrit mes tyre janë konfiktet e mëparshme dhe përplasja për një vajzë.
“Personat që zihen janë çunat e Valbona Selimllarit. Ai që rrihet është Deni Selimllari kurse agresoi është Leon Frroku. Kam qenë vet aty. Personi me bluzë të zezë e me tuta të bardha është vëllai i Denit, Kejn Selimllari. Janë zënë për një femër, kanë patur inate të mëparshme. Leon Frroku e ka sulmuar. Ju lutem anonim”, ka shkruar një dëshmitar.
“Djali që bie në tokë është Deni Selimllari, djali i Valbona Selimllarit. Ai që është sipër makinës është Leo Frroku, nipi i Mark Frrokut. Isha prezent aty dhe i njoh personalisht”, shkruan një tjetër.
Ky incident ka shkaktuar një reagim të fortë, duke ngritur pyetje mbi mungesën e veprimit nga autoritetet dhe ndikimin që ka pasur në reputacionin e turizmit në Shqipëri.
Përplasja, e cila përfshiu figura të njohura, është jo vetëm një ngjarje që ka tronditur pushuesit, por edhe pikëpyetje nga mungesa e një reagimi nga ana e policisë, duke nxitur shqetësime për ndikimin e mundshëm të lidhjeve të personazheve të përfshirë në ngjarje të tilla.