Aplikacion
Një mbledhje e zakonshme e Këshillit Bashkiak të Pogradecit u kthye sot në arenë përplasjesh fizike mes anëtarëve dhe qytetarëve të pranishëm.
Shkak u bë miratimi i pikës së gjashtë të rendit të ditës, që parashikon dhënien me qira të një sipërfaqeje prej 34.660 hektarësh tokë në zonën e Çërravës.
Vendimi u miratua me 20 vota pro, por menjëherë pas shpalljes së rezultatit shpërthyen tensionet. Disa banorë të zonës, të pakënaqur me vendimin, reaguan ashpër ndaj këshilltarëve.
Situata degjeneroi kur këshilltari Ëngjëll Shyti u përfshi në një përleshje fizike me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.
Në vendngjarje ndërhyri policia, e cila shoqëroi dy personat e përfshirë në incident./ Zoom.al