zoom

Aktualitet

“Nuk do ta lëmë këtu këtë punë”/ Detaje nga sherri në Këshillin Bashkiak, flet banori

“Nuk do ta lëmë këtu këtë punë”/ Detaje nga sherri në Këshillin Bashkiak, flet banori

Zbardhen detaje të reja nga konfrontimi fizik që ndodhi pasditen e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, mes një anëtari dhe një banori të zonës së Çërravës.

Banori Kevi Muçollari shpjegoi si nisi debati mes tij dhe anëtarit Ëngjëll Shyti.

Ai paralajmëroi se dhënia me qira e tokave në zonën e Çërravës nuk do të lihet me kaq dhe se do të organizojnë protesta nëse nuk rishikohet vendimi i Këshillit Bashkiak sepse cenon interesat e tyre.

“Pati një moment tensioni sepse antari I Këshillit bashkiak, z.Engjell Shyti u ngrit e na kërcënoi për shkak të asaj që thashë unë por në moment acarimi, pasi u miratua vendimi, paraqitem gjithë argumentet, deri në momentin që situata ishte e qetë, ishte rracionale. Kryetari tha se kjo është teke dhe hajde ta miratojmë vendimin. Kjo është e papranueshme, ndaj ndodhi tensioni me anëtarin e Këshillit Bashkiak. Tani ajo çfarë duhet të dihet me siguri është se nuk do e lëmë këtu këtë punë. Këshilltarët turp te kenë, ata që e ndryshuan me vjen keq që duhet të jenë përballë kësaj situate, me vjen keq për gjendjen ku janë.

Sot në mbledhjen e këshillit bashkiak u vendos për dhënien me qera të tokave që ne i kemi kullota të fshatit, këtu e shumë kohë më parë. Këta e dinë që ne protestuam dhe I tjetërsuan, na prishet puna se bagëtitë tona do përplasen me zotërinë që do marr tokat me qera. E njëjta gjë, nuk mund të kalojmë nga kullotat e tjera, nqs na zë kullotat. Pushteti dikur I ktheu pemëtore. Vazhdojnë të jenë kullota. Ne nuk do e lëmë, do vazhdojmë bëjmë protestë, ai që do e marrë do ketë probleme me fshatin. Ata le ta votojnë. Ne jemi mbi 20 blegtore. Nqs ne na ikin begatite, janë dylym me qera”, tha ai.

Kevi Muçollari dhe Ëngjëll Shyti u shoqëruan nga policia pas përplasjes fizike./ Zoom.al

Postime të lidhura