zoom

Aktualitet

Lefter Koka do të lërë qelinë. Zbulohet arsyeja

Lefter Koka do të lërë qelinë. Zbulohet arsyeja

Lefter Koka do të lërë sot përkohësisht për 8 orë qelinë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve miratoi kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit për t’u larguar nga qelia deri në orën 17.00 të kësaj të enjte për shkak se nëna e tij është sëmurë.

Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e paraburgimit në IEVP Durrës pas disa orësh.

Ish ministri i mjedisit mbahet në burg që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve./Zoom.al

Postime të lidhura