Aplikacion
Pas plagosjes së djeshme në Durrës, një tjetër personazh i TikTok është dhunuar, si pasojë e konflikteve dhe sharjeve virtuale
“Fire”, me emrin e vërtetë Xhemal Uka është dhunuar gjatë një video-live në rrjetin TikTok nga dy vëllezërit boksierë Robert dhe Amarildo Bakaj.
Uka u shpall në kërkim nga policia shqiptare pak ditë më parë, për një plagosje me sende të rënda në zonën e Freskut, por sipas postimeve të tij ai ka kaluar kufirin. I riu ndodhet ende në gjendje të rëndë.



