Aplikacion
Personazhi i njohur si “Gucci” në rrjetin social TikTok, është plagosur mbrëmjen e djeshme, 15 dhjetor, në qytetin e Durrësit.
Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 9, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
I riu ka qenë më herët i dënuar në Angli për vepra të ndryshme penale, ku ka vuajtur disa vite burg. Prej disa muajsh ai ishte rikthyer në Shqipëri dhe ishte mjaft aktiv në TikTok.



