Aplikacion
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur një 37-vjeçare në rrjetet sociale, duke përdorur disa llogari false.
Sipas bluve, i riu me inicialet L. K., banues në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës, kishte hapur profile të rreme në platformat “Instagram” dhe “TikTok”, përmes të cilave ushtronte përndjekje të vazhdueshme ndaj gruas, duke i shkaktuar asaj ankth dhe panik.
Policia bën me dije se operacioni i koduar “Insistimi” u finalizua pas kallëzimit të bërë nga 37-vjeçarja. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë autorin e dyshuar.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, u sekuestruan dy aparate celularë, në të cilët ishin aktive llogaritë false të përdorura për përndjekjen dhe kanosjen e viktimës./ Zoom.al