zoom

Lajme

”Thuaj më fal”- Dhunohet në mes të rruges TikTok-erja, Suada Muça (Pamje)

”Thuaj më fal”- Dhunohet në mes të rruges TikTok-erja, Suada Muça (Pamje)

Mbrëmjen e djeshme, në Tiranë, TikTokerja Suada Muça ka rënë pre e një akti dhune. Një video që po qarkullon sot, më 25 dhjetor, në rrjetet sociale, tregon momentin kur ajo sulmohet nga disa persona.

Sipas raportimeve mediatike, dyshohet se sulmi ndaj saj është porositur nga Xhemal Uka, i njohur në platformën TikTok me pseudonimin “Fire”, pas disa deklaratave dhe përmbajtjeve ofenduese që Suada Muça dyshohet se ka bërë ndaj tij gjatë një transmetimi live.

Pas ngjarjes, Suada Muça ka dalë në një video live në rrjetet sociale, ku është shfaqur me shenja të dukshme dhune në fytyrë. Ajo ka deklaruar se është sulmuar nga një vajzë dhe tre burra, të cilët, sipas saj, pasi e kanë dhunuar, e kanë detyruar të kërkojë falje publike për ofendimet e drejtuara ndaj Xhemal Ukës.

“Ishin 3-4 persona, njëra ishte vajzë, ndërsa të tjerët burra,” shprehet ajo në videon e publikuar në rrjetet sociale.

KUJDES! Pamjet e mëposhtme janë të rënda

Postime të lidhura