Aplikacion
E hareshme dhe patriotike paraqitet situata (veçanërisht) jashtë ambienteve të stadiumit “Air Albania”.
Kryeqyteti është përfshirë nga një atmosferë e zjarrtë festive, teksa jemi në pritje të ndeshjes me Poloninë në stadiumin “Air Albania” në 20:45 të mbrëmjes së sotme.
Qindra tifozë kuqezi kanë mbushur rrugët dhe lokalet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke kënduar këngë patriotike, që tashmë janë kthyer në himn dhe shoqërojnë kombëtaren shqiptare ngado.
Rreth 300 tifozë kanë mbërritur në Tiranë nga Lugina e Preshevës, në mbështetje të kuqezinjve./ Zoo