zoom

Aktualitet

VIDEO/ Berisha nxjerr pamjet e arrestimit të Aldo Avdylit: I ka shpërndarë…

VIDEO/ Berisha nxjerr pamjet e arrestimit të Aldo Avdylit: I ka shpërndarë…

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video të arrestimit të Aldo Avdylit.

Avdyli, mjaft i njohur në botën kriminale dhe Policinë e Shtetit, u kap në një apartament të marrë me qira nga Dorjan Sherifi.

Ai kishte zgjedhur të vendosej në këtë apartament shumë pranë një kazinoje që ndodhet tek “Liqeni i Thatë”, dhe informacionet e policisë kriminale flasin se Avdyli kishte arritur të strehohej në atë zonë me qëllim krijimin e një baze, për të krijuar më pas kushtet e kryerjes së një vrasjeje.

Aldo Avdyli ishte në kërkim nga SPAK për dyshimet lidhur me atentatin ndaj Edmir Bregut, dhe arrestimi i tij ka qenë pjesë e hetimeve intensive të organit të posaçëm.

Sot, Berisha ka shpërndarë videon që i është dërguar në rrjetet sociale, së bashku me një mesazh nga qytetari. Sipas mesazhit, videoja është shpërndarë nga oficeri i lartë i Policisë së Shtetit, Bujar Deliallisi.

Bujar Deliallisi është i përfshirë në rastin e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në cilësinë e zyrtarit të policisë që ka ndjekur hetimet dhe operacionet për kapjen e autorëve.

“Video dhe mesazh i qytetarit dixhital!

📩 Ky esht arrstim Aldo Avdylit per kte qe flet ky Bujar Deljallisin esht mik i Pojes. Kte vidio e ka shpernda vet Bujari”, shkruan Berisha./ Zoom.al

Postime të lidhura