zoom

Aktualitet

“Revanshi”, SPAK kërkon 2o vite burg për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

“Revanshi”, SPAK kërkon 2o vite burg për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

SPAK ka dhënë pretencën sot në 4 qershor për dosjen Revanshi.

Struktura e Posaçme ka kërkuar 10 vite burg për Aldo Avdylin. Me gjykim të shkurtuar, për Avdylin u kërkuan 6 vite e 8 muaj burg.

Për Durim Bamin, SPAK kërkoi burgosjen me 21 vite heqje lirie. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, u kërkua përfundimisht vuajtja e 14 viteve burg.

Pretenca u dha edhe për anëtarët e tjerë të grupit.

Pretenca e SPAK për dosjen Revanshi

Aldo Avdyli 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

E.J. 15 vite burg, 10 vite me gjykim të shkurtuar

O.Z. 20 vite burg, 13 vite e 4 muaj  me gjykim të shkurtuar

H.M 9 vite burg, 6 vite burg me gjykim të shkurtuar

A.M 13 vite e 6 muaj burg, 9 vite me gjykim të shkurtuar

J.K 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar

Durim Bami 21 vite burg, 14 vite me gjykim të shkurtuar

SPAK nga hetimet që ka zhvilluar ka arritur në përfundimin se disa grupe kriminale kanë kryer vepra të ndryshme të rënda penale. Ata dyshohet se kanë kryer vrasje, tentativë vrasjeje, kultivim kanabisi. Në mesin e të pandehurve ka edhe punonjës policie, që kanë dhënë informacione për grupet kriminale, me qëllim që të mos bëhen kontrolle.

Postime të lidhura