Aplikacion
Janë bërë publike pamjet e momentit kur policia arrestoi Aldo (Elidon) Avdylajn, nipin e Astrit Avdylajt, i shpallur në kërkim si një nga organizatorët e vrasjes së Edmir Bregut, i njohur edhe si Ilir Kuçi, ngjarje e ndodhur më 24 janar 2021 në Durrës.
37-vjeçari u lokalizua dhe u kap në një banesë pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, ku fshihej prej kohësh. Gjatë arrestimit, RENEA i gjeti dhe i sekuestroi një pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante poshtë jastëkut.
Avdylaj, banues në Shijak, konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në krime të rënda kundër jetës dhe pasurisë.
Aldo Avdylaj alias Elidon Avdylaj është nën hetim nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe akuzohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë:
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “Ghosts”.
Operacioni u zhvillua nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe Forcat Speciale “RENEA”.
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në pranga 37-vjeçari nga Shijaku, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për krime kundër personit.
Gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, strukturat operacionale të Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ghosts”.
Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. A. alias A. A., 37 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës