Aplikacion
Janë publikuar pamjet tragjike nga aksidenti detar në Ksamil, ditën e djeshme, ku mbeti i vdekur i riu, Albiano Kreçi.
Mjeti lundrues u përplas me skafin e policisë kufitare të Sarandës, si pasojë humbi jetën 22 vjeçari Kreçi, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në video duket moment kur mjeti lundrues ecën me shpejtësi e përplaset me skafin e policisë.
Në video dëgjohet dhe zhurma e përplasjes.
Kreci dyshohet se ka qenë në drejtim të motorit të detit, në formë automjeti, kur është përplasur me skafin e policisë kufitare. Kreci mori dëmtime të rënda dhe ndërroi jete pavarësisht transportimit në spital me autoambulancë.
68 vite pritje për këtë ditë, rrëzohet rekordi historik që ka “çmendur” tifozët e Brazilit

