Aplikacion
Mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat u mblodhën sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që mbahen në Hagë prej pesë vitesh.
Tubimi, me moton “Liria ka emër”, filloi me himnin kombëtar dhe flamuj kuqezi dhe të UÇK-së mbushën sheshin.
Në tubim marrin pjesë ish-presidenti Alfred Moisiu, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama, Lutfi Haziri dhe djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi.

Veteranët e UÇK-së nënvizojnë se tubimi nuk ka karakter politik, por synon të mbrojë nderin dhe drejtësinë për çlirimtarët.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve, Hysni Gucati, deklaroi se Gjykata Speciale po tenton të barazojë viktimën me xhelatin dhe se shqiptarët duhet t’i tregojnë botës se ish-luftëtarët e UÇK-së nuk janë kriminelë.

Përparim Rama dhe disa zyrtarë të tjerë theksuan mbështetjen e tyre dhe shprehën besimin se ish-krerët do të lirohen shumë shpejt./ Zoom.al