zoom

Aktualitet

Bujar Leskaj kundër urdhrit të Berishës, shkon në tubimin për UÇK-në: Kush po e rru*n…

Bujar Leskaj kundër urdhrit të Berishës, shkon në tubimin për UÇK-në: Kush po e rru*n…

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka shkelur udhëzimet e partisë duke marrë pjesë në protestën që u mbajt sot në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.

Ai u shpreh për mediat: “Kush po e rruan për urdhërat”, tha ai, teksa largonte mikrofonin e gazetarit.

Në tubim mori pjesë edhe Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, i cili deklaroi: “Çdo veprim kundër udhëheqësve të UÇK-së është një tentativë për të fshirë historinë e kombit shqiptar. Jemi këtu si shqiptarë, pa dallime politike, për të mbështetur një kauzë të drejtë.”

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi pak ditë më parë se ky tubim ishte organizuar nga Edi Rama për qëllime politike. Për këtë arsye, sipas tij, PD nuk do të ishte pjesë e tubimit./ Zoom.al

Postime të lidhura