zoom

Aktualitet

“Liria ka emër”/ Tubim i madh në Tiranë në mbështetje të UÇK-së, mbushet sheshi “Skënderbej”

“Liria ka emër”/ Tubim i madh në Tiranë në mbështetje të UÇK-së, mbushet sheshi “Skënderbej”

Kryeqyteti është mbushur këtë të premte me mijëra qytetarë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe viset shqiptare, të cilët janë bashkuar në protestën mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kolona të gjata automjetesh, autobusësh dhe motoçikletash shihen në rrugët e Tiranës.

Sheshi “Skënderbej” është mbushur nga turma të mëdha qytetarësh nga të gjitha trevat shqiptare, që mbajnë flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe solidariteti:

“Liri për çlirimtarët”,
“O Hashim, ti ku je, krejt studentët këtu i ke”,
“Faleminderit Shqipëri”.

Protestës iu bashkuan edhe dhjetëra studentë nga Kosova, ndërsa shumë qytetarë bënë foto para monumentit të Skënderbeut.

Protesta pritet të nisë zyrtarisht në orën 17:00, nën masa të rrepta sigurie të policisë së shtetit, e cila ka bllokuar disa akse kryesore rrugore në qendër të Tiranës për të garantuar rendin./ Zoom.al

Postime të lidhura