zoom

Slider

(VIDEO) Inteligjenca Artificiale po na zëvendëson? Krijohet spikerja jonjerëzore e lajmeve

(VIDEO) Inteligjenca Artificiale po na zëvendëson? Krijohet spikerja jonjerëzore e lajmeve

Inteligjenca artificiale (AI) ka krijuar spikeren e lajmeve robotike. “Fedha” bëri debutimin e saj  në Twitter-in e Kuwait News, një degë e Kuwait Times, atje ku është “ngjizur” Fedha. Ajo shfaqet si imazhi i një gruaje me flokë ngjyrë të çelur, e veshur me një xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Abdullah Boftain, zëvendës kryeredaktor për Kuwait News, i tha agjencisë së lajmeve AFP se masa testoi potencialin e AI për të ofruar “përmbajtje të re dhe inovative”.

“Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuwait News. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja,” tha prezantuesja e krijuar nga AI në arabisht.

Boftain tha se Fedha mund të ketë një theks kuvajtian dhe të lexojë buletinet e lajmeve në internet.

“Fedha është një emër popullor, i vjetër kuvajtian që i referohet argjendit, metalit. Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët të kenë ngjyrë argjendi dhe metalike, kështu që i kemi kombinuar të dyja,” tha ai.