zoom

Slider

VIDEO | E frikshme! Pique rrëzohet nga skena me mbi 2 m lartësi gjatë prezantimit të “Kings League”

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ishte dje në Meksikë së bashku me një grup presidentësh për të prezantuar edicionin e parë të kompeticionit “Kings League”.

Në kampionatin e ri do të shfaqen yje si James Rodriguez, ‘Chicharito’, Miguel Layún dhe Marc Crosas.

Por njeriu më i spikatur i mbrëmjes ishte vetë Gerard Pique, për shkak të një aksidenti që fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda.

Ish-mbrojtësi i Spanjës, duke ecur në sfilatën e prezantimit, shkoi drejt një tifozi për t’i dhënë autograf, por kur iu afrua Pique ra nga skena të paktën dy metra të lartë.

Rënia aksidentale e Pique tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve dhe është bërë virale në rrjetet sociale.

Por fatmirësisht, ish-futbollisti nuk pësoi ndonjë dëmtim serioz. /zoom.al/