Aplikacion
Etrit Berisha po shkëlqen jo vetëm me fanellën e kombëtares, por edhe me atë të Empolit.
Portieri shqiptar ka mbajtur rrjetën të paprekur kundër Fiorentinës në fitoren 2-0 në transfertë.
Berisha zhvilloi një paraqitje të nivelit të lartë, duke i mohuar disa herë golin “vjollcëve”.
“Tuttomercatoweb.com” e ka vlerësuar me 7 Etrit Berishën, e cila është edhe nota më e lartë në radhët e Empolit.
Media e njohur italiane ka nxjerrë në pah edhe pritjen e bërë kundër Gonzalez, duke qenë i pakalueshëm këtë mbrëmje.
“Fiorentina nuk shkëlqeu këtë mbrëmje, por kur ata u përpoqën të godisnin, ai ishte gjithmonë gati. Në fund ai bën një mrekulli ndaj Gonzalez”, shkrua “Tuttomercatoweb.com”.
Ndërkohë “Sofascore” e vlerësoi me notën 9 dhe e zgjodhi lojtarin e ndeshjes pas paraqitjes sinjifikative.

Berisha ka bërë 7 pritje, nga të cilat 5 prej tyre kanë ardhur nga brënda zonës.
Dy pritje më të çmendura ishin ato të fundit të takimit, ku Etriti shfaqi gjithë potencialin e tij dhe instinktet mbreslënëse. /zoom.al/