zoom

Sport

VIDEO | Bayern luan tenis në start, shkatërron Eintracht në Frankfurt

Bayern Munchen e nisi me këmbën e djathtë kampionatin duke fituar me rezultatin e thellë në Frankfurt 6-1 në Eintracht.

Kimmich (5), Pavard (11), Mane (29), Musiala (35, 83) dhe Gnabry (43) shënuan për Bayern për t’i dhënë një fitore me goleadë kampionëve të Gjermanisë në ndeshjen e parë të sezonit.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi  Kolo Muani në minutën e 64’.

Me këtë fitore Bayern tregoi se mungesa e polakut Lewandowski, i cili kaloi te Barça, nuk do të ndihet. /zoom.al/