Aplikacion
Hasi kishte bërë rekurs për ndryshim mase, por Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e dhënë në 7 shkurt të këtij viti.
Mjeku 42-vjeçar akuzohet për abuzimin me një vajzë të mitur, të cilën e prezantonte si një nga gratë e tij si dhe për kryerje pornografie.
Hasi ushtronte profesionin e mjekut kardiokirurg në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” prej vitit 2021, kohë në të cilën u hap ky shërbim edhe në këtë spital.
Anëtarë të stafit mjekësor pranë sanatoriumit u shprehën të shokuar kur ngjarja u bë publike, duke thënë në atë kohë se qarkullonin zëra se Hasi, kishte më shumë se një grua, por kryerja e marrëdhënieve me një të mitur ishte e pakonceptueshme për ta.
Hasi ka 7 fëmijë me 3 nga gratë, ndërsa 16-vjeçaren e mitur e mbante prej 2 vitesh në banesë deri sa u denoncua nga prindërit e saj.