zoom

Slider

Video | Ballist Morina shfaqet në stadium, Asani e nderon duke i dhënë fanellën e tij

Video | Ballist Morina shfaqet në stadium, Asani e nderon duke i dhënë fanellën e tij

Pas suksesit historik në 2016, ku morëm pjesë për herë të parë në një Evropian, Shqipëria është shumë afër kualifikimit në “Gjermani 2024”.

Pjesë e suksesit të “Francë 2016” ishte edhe Ismail Morina, ose i njohur si Ballist Morina që na dha një dorë për ëndrrën historike, duke ngritur dronin me flamurin e “Shqipërisë Etnike” në Beograd, gjë që tërboi serbët.

Mbrëmë Ballisti ishte në stadium dhe Jasir Asani i dha pikërisht fanellën njeriut të dronit.

Të dy janë nga Maqedonia e Veriut dhe e shijuan së bashku fitoren e çmendur 3-0 kundër Çekisë. /zoom.al/