Aplikacion
Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi për më shumë se pesë orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme këtë të enjte.
Pas daljes, ai dha një prononcim të shkurtër për mediat, ku theksoi se paraqitja e tij ishte e vullnetshme dhe në funksion të bashkëpunimit me drejtësinë.
“Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, u shpreh Veliaj.
Ai u thirr për t’u marrë në pyetje nga prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado, në kuadër të dosjes që ka për objekt hetimin pasuror të familjes Veliaj. Në këtë drejtim, SPAK ka vënë nën kontroll 31 llogari bankare të Arbër Veliajt.
Kjo ishte hera e parë që ai u paraqit në SPAK, ndërkohë që më herët, së bashku me kunatën Ajola Xoxa, kishte kundërshtuar vendimin për kontrolle e sekuestrime të kryera më 6 dhjetor./ Zoom.al