zoom

Aktualitet

“Vullnetarisht”/ Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK

“Vullnetarisht”/ Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbër Veliaj, është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK.

Një ditë më parë ai deklaroi se kishte shkruar në institucionin e akuzës vullnetarisht.

I pyetur nga gazetarët se për çfarë ishte pyetur, një ditë më parë,  Arbër Veliaj deklaroi si i vëllai i tij dikur që shkonte të takonte kolegët se, “erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me këtë institucion”. Arbër Veliaj u mor në pyetje nga prokurorët si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen në dosjen ndaj Erion Veliajt. 

Gjykata e Lartë, me një vendim të datës 25 Maj, pranoi rekursin e Arbër Veliaj dhe ktheu dosjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm tek i njëjti trup gjykues.

Por, togat e zeza vendosën mospranimin e ankimit të vëllait të kryebashkiakut kundër vendimit të datës 20 Dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për ushtrimin e kontrolleve.

Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, po hetohen nga SPAK së bashku me 6 biznesmenë për vepra penale si korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie./Zoom.al

Postime të lidhura