zoom

Lajme

Vedat Muriqi hero i ndeshjes, Mallorca mposht Realin pas 14 vitesh pritje

Vedat Muriqi hero i ndeshjes, Mallorca mposht Realin pas 14 vitesh pritje

Mallorca ka arritur një fitore historike ndaj Real Madrid, duke e mposhtur në shtëpi pas plot 14 vitesh.

Heroi i ndeshjes ishte Vedat Muriqi, i cili realizoi golin vendimtar në minutat shtesë për t’i dhënë ekipit të tij tri pikët. Pas një asistimi nga Joseph, sulmuesi kosovar u gjend përballë portierit Andriy Lunin dhe me një goditje të fuqishme e mposhti atë në minutën 90+1.

Ky ishte goli i 19-të për Muriqin në La Liga këtë sezon, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer.

Falë kësaj fitoreje, Mallorca largohet nga zona e rrezikshme, duke shkuar në kuotën e 31 pikëve.

Në anën tjetër, Real Madridi bën një hap fals në garën për titull, duke i dhënë mundësi FC Barcelona të shkëputet në +7 pikë nëse fiton ndaj Atlético Madri