Aplikacion
Ka ndërruar jetë në spital Denis Çumani, 45 vjeç, banues në Shijak, i cili ishte plagosur me armë zjarri mbrëmjen e 27 janarit pranë banesës së tij.
Ai ndodhej prej disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur në hyrje të banesës së tij, ku dy persona, të identifikuar si kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra, dyshohet se kanë shkuar dhe pas një konflikti e kanë dhunuar fillimisht fizikisht dhe më pas është përdorur edhe arma e zjarrit ndaj 45-vjeçarit.
Shkaku i përplasjes dyshohet të ketë qenë një konflikt për motive xhelozie, i lidhur me komunikime që viktima kishte pasur me një vajzë, e cila sipas të dhënave ishte në një lidhje me njërin prej të dyshuarve./ Zoom.al
