Aplikacion
Ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit ganez, Raphael Dwamena, pasi shfaqi probleme në zemër gjatë sfidës Egnatia-Partizani, tronditi botën e futbollit.
Ndërkohë vendi i tij i lindjes Gana dhe familja e lojtarit të ndjerë janë në zi për vdekjen tragjjike të tij.
Gazetari i mirënjohur ganez, Dan Kwaku Yeboah, u shpreh se të gjithë janë të shokuar dhe shpresonin që një ditë Dwamena të kthehej në atdhe.
Ai theksoi se babai i kapitenit të Egnatias nuk mban dot lotët dhe se e vetmja gjë që po mendon tani është se si të mundësojë dërgimin e trupit të të birit nga Shqipëria në Gana.
Gazetari u shpreh se pjesëtarët e tjerë të familjes janë të shkatërruar dhe është i vështirë komunikimi me ta.
“I gjithë qyteti, e gjithë Gana është e trishtuar nga lajmi pasi është rasti i parë që një lojtar ka vdekur në këto rrethana.
Jemi të shkokuar pasi ishte gjithë energji dhe shpresonim që një ditë te kthehej në Ganë. Kam folur me familjen e tij këtë pasdite dhe babai i tij nuk mbante dot lotët.
Nuk e di sesi i kishte Rafaelo marrdhëniet me ekipin e tij, por këtu në Gane e njohin të gjithë si një njeri të qetë dhe shumë të dashur për të gjithë njerëzit. Fola me babin e tij, zotin Patric dhe tani e vetmja gjë që mendonte ishte si të sjellë trupin nga Shqipëria në Gana.
Nesër ai do të shkojë në kryeqytet për të takuar zyrtarë të Ministrisë së Sportit, për të marrë informacion dhe për t’u kërkuar ndihmë që të sjellin trupin e të ndjerit ne Gana.
Përsa i përket pjestarëve të tjerë të familjes, mami, motra dhe vëllai janëtë shokuar, të shkaterruar dhe nuk mund të flasin, është shumë vështirë të komunikosh me ta.
Pyetja që shumë sportdashës duan të dinë është më shumë përsa i përket ndihmës nga mjeket, nga klubi duke qenë se ka pasur probleme dhe më përpara. Në 2019 në Spanjë kishte probleme dhe dukej të mjekohej. Në 2020 në Danimarkë. Në 2021 në Austri sërish ka shfaqur probleme.
Di që vetëm gruaja e tij ndodhet në Shqipëri. Jam shumë i trishtuar, ngushëllime familjarëve, djemve të Ganës
Babi i tij, e gjithë familja është në lot. Ngushëllime”, tha gazetari ganez për Ora News.