Aplikacion
Një studim i fundit tregon se konsumimi i ushqimimit të duhur mund të zvogëlojë rrezikun e infektimit me COVID-19.
Studiuesit nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts në Boston dolën në përfundimin se një e treta e rasteve me coronavirus mund të ishin shmangur nëse njerëzit do të kishin një dietë të shëndetshme me shumë fruta dhe perime.
Rezultatet e studimit tregojnë se personat që konsumuan një dietë më të shëndetshme kishin 9% më pak rrezik në infektimin me coronavirusin.
Gjithashtu këta persona kishin 41% më pak të ngjarë të zhvillonin simptoma të rënda të sëmundjes së COVID-19.
Studimi mori në shqyrtim 592.571 individë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar midis marsit dhe dhjetorit të vitit 2020.
Nga ana tjetër studimi tregon se obeziteti dhe diabeti i tipit 2 mund të sjellin komplikime të rënda të COVID-19, pavarësisht se çfarë diete konsumon një person me këto sëmundje.
Studiuesit i kanë bërë thirrje qeverive që t’i japin përparësi ushqimit të shëndetshëm dhe mirëqenies me politika të cilat kanë ndikim.

Betonieres iu prishën frenat? Aksidenti me dy viktima në Tiranë, ku po fokusohen hetimet