zoom

Slider

United burgos talentin e madh anglez, detyrohet të qëndrojë i vetëm në dhomat e zhveshjes

Jadon Sancho dhe Manchester United nuk kanë qenë kurrë kaq larg njëri-tjetrit. Sulmues anglez, ka rreth dy muaj që është jashtë skuadrës për arsye disiplinore.

Një vendim i prerë nga trajneri Erik ten Hag, i cili e nxori jashtë projektit të tij lojtarin 23-vjeçar.

Në një postim në Instagram, të fshirë më vonë, Sancho e përkufizoi veten si një “kokë turku” pasi u sulmua nga trajneri Erik ten Hag.

Ish-trajneri i Ajaxit nuk e grumbulloi për ndeshjen kundër Arsenalit pas pauzës, duke shpjeguar:

“Ne nuk e grumbulluam në bazë të paraqitjeve në stërvitje. Duhet të arrish nivelin më të lartë çdo ditë këtu. Zgjedhjet i bëj unë, në këtë ndeshje, nuk u thirr”.

Ndërkohë Sanchos, nga ana e tij, dha version tjetër të ngjarjeve. “Ju lutem mos besoni gjithçka që lexoni! Unë nuk do t’i lejoj njerëzit të thonë gjëra që janë krejtësisht të pavërteta. Kam qenë “kokë turku” për një kohë të gjatë, gjë që nuk është e drejtë!”, tha ylli anglez.

Sanchos i ndalohet të hyjë në ambientet e ekipit të parë sipas “The Athletic”. Sulmuesi anglez është detyruar ta parkojë makinën e tij pranë Akademisë së klubit dhe detyrohet të mbyllet në dhomat e zhveshjes, i vetëm, brenda Akademisë për shkak të direktivave të vendosura nga klubi, në mënyrë që të mos e ndajë këtë hapësirë ​​me lojtarët e mitur.

Përsëri sipas “The Athletic”, Sancho gjithashtu është përjashtuar nga mensa e United. Sulmuesi anglez, në vend që ta ndajë këtë hapësirë ​​me shokët e tij të skuadrës, e porosit ushqimin jashtë Akademisë. /zoom.al/