zoom

Slider

Unike! UEFA arrin marrëveshje me shoqatën gjermane të transportit, buzëqeshin tifozët

Unike! UEFA arrin marrëveshje me shoqatën gjermane të transportit, buzëqeshin tifozët

UEFA ka nënshkruar një marrëveshje me shoqatën e kompanive gjermane të transportit VDV (Verband Deutscher Verkehrsunternehmen) për një leje udhëtimi 36-orëshe (36-Stunden-Fahrkarte) në dispozicion të tifozëve.

Fansat që do të kenë biletat e ndeshjes të Euro 2024, i cili do të luhet në dhjetë qytetet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024, mund të udhëtojnë falas për 36 orë.

Marrëveshja nënkupton që çdo mbajtës i biletës së ndeshjes do të ketë të drejtën e një karte udhëtimi 36-orëshe për ta përdorur në transportin publik në rreth dhjetë qyteteve pritëse pa kosto shtesë nga ora 06:00 e ditës përkatëse të ndeshjes deri në orën 18:00 të ditës tjetër.

Tifozët do të jenë në gjendje të udhëtojnë në mënyrë të qëndrueshme duke përdorur transportin publik pa pasur nevojë të blejnë ndonjë biletë shtesë.

Në varësi të qytetit pritës, VDV pret që rreth 70% e pjesëmarrësve të stadiumit të përdorin transportin publik kur do të udhëtojnë për në stadium, por edhe për të parë qytetin.

Karta e udhëtimit do të përfshijë transportin publik pa kosto shtesë në të dhjetë qytetet pritëse dhe zonat përreth. Mbajtësit e biletave të ndeshjes do të informohen se si të marrin lejen e udhëtimit 36-orësh përpara turneut. /zoom.al/