zoom

Ekonomi

Udhëhoqi sulmin me armë në Veri të Kosovës, arrestohet në Serbi Milan Radoiçiç

Udhëhoqi sulmin me armë në Veri të Kosovës, arrestohet në Serbi Milan Radoiçiç

Udhëheqësi i sulmeve në veri, Milan Radoiçiç është vënë në pranga nga policia e Serbisë për 48 orë.

Lajmi u bë i ditur nga media serbe ‘b92’ ku citohet vendimi i Ministrisë së Brendshme të Serbisë lidhur me arrestimin e nënkryetarit të Listës Serbe.

“Më 3 tetor 2023, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe lokalet tjera të Milan Radoiçiçit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë”, njofton MPB.