Aplikacion
Detaje të reja mësohen nga ngjarja tragjike e pasdites së sotme në Maliq, ku viktimë mbeti shtetasi Erald Xhejo, 14 vjeç nga fshati Zvirinë. Mësohet se autori është shtetasi Enedio Guri nga fshati Leminot.
Dy të miturit, pasi kanë shkuar në ambientet e jashtme të një lokal në fshatin Pirg, kanë filluar një diskutim me njëri-tjetrin, ku më pas debati verbal ka degraduar në dhunë fizike dhe në përdorimin e thikave. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.
Erald Xhejo ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, por fatkeqësisht nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Autori ka qenë në shoqërinë e katër personave të tjerë, gjithashtu të mitur, ndërsa viktima me dy të tjerë. Policia ka shoqëruar të gjithë personat e përfshirë, të gjithë të mitur, teksa po kryen hetimet mbi motivet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë.
Autori Enedio Guri është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, pasi dhe ai ka mbetur i plagosur, teksa është nën mbikëqyrjen e Policisë./ Zoom.al