zoom

Lajme

U shtrua në spital, ja si është gjendja e legjendës së Brazilit, Roberto Carlos

U shtrua në spital, ja si është gjendja e legjendës së Brazilit, Roberto Carlos

Legjenda e Brazilit dhe Real Madridit, Roberto Carlos, po shërohetpasi iu nënshtrua një procedurë mjekësore.

Ish-mbrojtësi i majtë, përditësoi tifozët për gjendjen e tij nëpërmjet faqes së tij në Instagram, ku përfshihej edhe një fotografi e tij duke buzëqeshur në shtratin e spitalit.

52 vjeçari gjithashtu mohoi thashethemet se kishte pësuar një atak në zemër.

“Do të doja të sqaroja informacionet e fundit që kanë qarkulluar”, shkroi ai.

“Kohët e fundit iu nënshtrova një procedure mjekësore parandaluese, të planifikuar paraprakisht me ekipin tim mjekësor. Procedura ishte e suksesshme dhe jam mirë. Nuk pësova atak në zemër.
Po shërohem mirë dhe mezi pres të kthehem në formë të plotë dhe të rifilloj së shpejti angazhimet e mia profesionale dhe personale.

I falënderoj sinqerisht të gjithë për mesazhet e mbështetjes, kujdesit dhe shqetësimit. Dua t’i siguroj të gjithë se nuk ka arsye për shqetësim.

Falënderimet e mia të përzemërta shkojnë për të gjithë ekipin mjekësor që u kujdes për mua.”

Carlos fitoi katër tituj të La Ligës dhe tre Liga të Kampionëve në 527 paraqitje për Real Madridin, dhe ngriti Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002.

I njohur si specialist i goditjeve të lira, klubet e tjera të tij përfshinin Palmeiras, Inter Milan, Fenerbahce dhe Corinthians.