Aplikacion
Siç kishin paralajmëruar, banorët e lagjes “5 Maji” në Tiranë janë mbledhur për të protestuar para Kuvendit, pasi banesat e tyre u shembën pak ditë më parë.
Banesat e tyre preken nga projekti i rindërtimit dhe banorëve pavarësisht se u është thënë që do të marrin apartamente në pallatet e ndërtuara, ata ngrenë hije dyshimi nëse do të ndodhë vërtet dëmshpërblimi.
Ndërkohë nga ana tjetër ka nisur seanca plenare e Kuvendit. Protestuesit i janë afruar hyrjes së parlamenti, por janë penguar nga policia.
Një ndër protestuesit është edhe e moshuara, e identifikuar gjatë shembjes së banesave si “Nënë Liza”. Ajo sërish ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Nuk ka ardhur kush a është gjallë a ka vdek, ky është shteti, s’i rr*het për plakat. Dua të dal para parlamentit, ta marrë vesh Rama dhe këto deputetët bukuroshët”, tha Nënë Liza.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës