Aplikacion
Banorët e lagjes “5 Maji” gjenden në protestë para Parlamentit, pasi banesat e tyre u prekën nga projekti i rindërtimit.
Kësaj proteste i janë bashkuar edhe banorë të Laprakës. Protestuesit iu afruan hyrjes së parlamenti, por u penguan nga policia. Nga ana e protestuesve është kërkuar që policia të bashkohet me ta.
“Po shkatërrohen 1500 familje. Janë edhe 1500 të tjera në Laprakë, çfarë është duke ndodhur me këta. Ty të kanë vjedhur lekët e çizmeve, në dimër ti ke ftohtë. Kemi dalë ne dhe kemi protestuar për ju”, shprehet një qytetar, ndërsa konfliktohet me policinë.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës