Aplikacion
17-vjeçarja e plagosur rëndë me armë zjarri këtë të hënë në Vlorë, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ajo është e intubuar dhe në gjendje kome, ndërsa dëmtimet në kokë konsiderohen serioze.
Ndërkohë, në ambientet e spitalit të Vlorës janë angazhuar forca të shumta policie, si dhe drejtori i Policisë së Vlorës. Ata kanë shoqëruar me forcë babain e të miturës.
Babai i vajzës ka kundërshtuar me forcë shoqërimin, duke kërkuar të ishte pranë së bijës dhe ta shoqëronte atë drejt Tiranës. Për shkak të rezistencës së tij, forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë futur me forcë në automjetin e shoqërimit.

